Përndiqej prej 3 muajsh, Luana Vjollca kallëzon në polici të riun

Moderatorja, Luana Vjollca i është drejtuar policisë për të bërë një kallzim penal për përndjekje.

Marketing

Ashtu sikurse raporton ‘BalkanWeb’, një i ri 28-vjeçar nga Kosova i identifikuar si A. Morina që prej muajit Shkurt dhe deri para pak ditësh e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës në televizion si dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të.

Policia ende nuk ka mundur ende ta shoqërojë të riun, ndërsa incidente të tilla nuk ndodhin për herë të parë për Luana Vjollcën.

Tre vite më parë, prezantuesja e njohur është bërë pjesë e një konflikti midis të dashurit të saj dhe shtetasit Besmir Lila, që e përndiqte prej kohësh