Gjashtë automjejete janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të shtunës rreth orës 13:50.
Si pasojë e përplasje mjetesh ku si pasojë janë lënduar dy persona, të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit, por nga të dhënat paraprake mendohet se shkak ka qenë frenimi i automjetit të parë që ka sjellë edhe përplasjes e 5 mjeteve njëra pas tjetrës.