Përplasen dy makina në Shkup, katër persona përfundojnë në spital

Katër persona janë lënduar në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski” në të cilin janë përplasur automjeti “BMV CI” dhe “Folksvagen pasat” – taksi.

Marketing

MPB-ja në buletin ditor informoi se mbrëmë në orën 01:00 pas mesnate në SPB Shkup është paraqitur se në bulevardin “Boris Trajkovski” ka ndodhur një aksident midis automjetit “BMV” me targa të Shkupit, i drejtuar nga J.P. (38) nga Shkupi dhe automjetit “Folksvagen pasat” me targa të Shkupit – taksi, i drejtuar nga G.P. (48) nga Shkupi. Në këtë aksident është lënduar shoferi shoferi i taksi automjetit dhe udhëtarët që ishin në të D.A. (18) dhe edhe një person i moshës 14 vjeçare të cilët me automjetin e ambulancës janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Shoferi i “BMV”-së J.P. ka marrë lëndime të konstatuara nga mjeku i Spitalit të Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Marketing