Përplaset helikopteri në Sudan, vdes guvernatori i shtetit dhe katër zyrtarë

Një helikopter është rrëzuar në Sudanin lindor, duke shkaktuar vdekjen e një guvernatori të shtetit dhe katër zyrtarë të tjerë.

Marketing

Helikopteri shpërtheu në flakë pasi goditi një kullë komunikacioni, ndërsa përpiqej të mbërrinte në shtetin e largët Al-Qadarif, shkruan AFP.

Asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë për rrëzimin.
Disa njerëz u dërguan me urgjencë në spital, por nuk dihen detaje të tjera.

Mes viktimave janë: Guvernatori i Al-Qadarif, Mirghani Saleh, shefi i kabinetit të tij, shefi i policisë lokale dhe ministri i bujqësisë, shkruan BBC.