Përplaset me mjetin e këngëtarit grek, vdes 20-vjeçari shqiptar

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Menidi të Greqisë.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur kur fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24 vjec, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër në rrugën “Dekelias” në Menidi.

Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehte dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.

    Marketing