Përplasje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burg

Tre persona janë plagosur si pasojë e një përplasje që ka ndodhur në një burg në Kretë. Të plagosurit janë shqiptarë dhe pakistanezë, ndërsa nuk publikohen identitetet e tyre.

Marketing

Sipas medieve greke, sherri ka ndodhur në momentin kur të burgosurit po konsumonin drekën. Përplasja nisi mes shqiptarëve dhe pakistanezëve, ndërsa më pas u përfshinë edhe të burgosur të tjerë.

Po sipas medive të vendit fqinj, njëri prej tre të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut. Në burgjet greke janë vrarë dhe plagosur disa shqiptarë në vitet e fundit.

Marketing