Komunikata për komunën e Tetovës ka qenë edhe zjarri që ka ndezur sot dy grupet në degën e ASh-së në Tetovë sa që ka përfunduar me përplasje verbale. Siç mëson portali TetovaSot, zënka verbale ka ndodhur mes grupit të kryetarit të degës së ASH-së në Tetovë Altrim Mamutit dhe grupit tjetër, por që moti kohë nuk ka paqe mes tyre. Që nga emërimi i Altrim Mamutit si kryetar dege në Tetovë një pjesë nuk janë pajtuar sa që para disa muajve organizuan një memorandum për të shkarkuar nga ky post, por nuk ia arritën qëllimin. Benzin u hodh edhe në përpilimin e listave për deputet sa që disa kandidat për deputet janë vendosur pa u konsultuar degën e Tetovës ku është thelluar hendeku mes dy grupeve njëri që ka krah liderin e ASH-së Ziadin Selën dhe tjetri që nuk merr urdhëra nga Sela.
Për TetovaSot flet edhe dëshmitari i cili ka ndodhur sot në këtë ngjarje që mund të përfundojë në përçarje të degës më të madhe të ASH-së.
“Kryetari i degës së ASh-së Altrim Mamuti moti kohë po bllokohet dhe një herë për pak sa nuk u shkarkua nga ky post, sot zënka nisi për komunikatën e lëshuar për komunën e Tetovës posaçrisht për skandalin e ndërmarrjes NP “Parkingu i Qytetit” ku grupi tjetër dëshironte që komunikata të del në emër të ASH-së e jo në emeër të degës së ASH-së, Tetovë, dhe këtu nisi edhe përplasja sa që nuk përfundoi edhe më keq” shprehet për TS dëshmitari i cili dëshironte të ngelej anonim.
Ai thotë se shumë shpejt pritet që dega e Tetovës të përçahet pasi ka pasur mosmarrëveshje që nga lista për deputet sepse Ziadin Sela nuk a konsultuar me degën e Tetovës dhe ka emra që kurrë nuk kanë kontribuar për partinë por janë futur në listë.
Ndryshe ASH-ja e Ziadin Selës ka lidhur koalicion parazgjedhor me Alternativën e Afrim Gashit ku edhe kanë lista të përbashkta./TS/