Përplasje për deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja

Debatin për çështjen e emrit e kaluan në debat për emrin e grupit parlamentar. VMRO-DPMNE-ja kërkoi nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi që grupi i deputetëve i përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja të mos thirret si grup i VMRO. Koordinatori i partisë opozitare kërkoi nga kreu i ligjvënësit që të ndërmerr masa në pajtim dhe Rregulloren.

Marketing

Ju lus qe kolegët nga opozita t’i quani si të pavararur sepse nuk ka mundësi që Qeveria të krijojë opozitë dhe të debatojë me to”. – u shpreh Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së

Ndaj kërkesës së VMRO-DPMNE-së, reaguan deputetët e përjashtuar nga ky subjekt duke theksuar se emri i grupit tyre dallon nga emri i grupit parlamentar të VMRO-së.

Emri i grupit tonë parlamentar është Grupi i pavarur parlamentar nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë. Kështu që është dallim i theksuar mes dy grupeve parlamentare”. – theksoi Zekir Ramçilloviq, Deputet i VMRO-DPMNE-së

Kreu i Kuvendi i referoi palët që problemet t’i zgjidhin mes vete dhe jo të kërkojnë nga ai të ndërhyjë në kundërshtim me rregulloren.

Nuk mund t’ia imponoj askujt që të dalë nga grupi parlamentar dhe të thotë jam i pavarur. Nuk mund t’ia ndalojë askujt. Atë duhet ta bëj vetë deputeti nga foltorja apo të njoftojë me shkresë”. – u shpreh Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit

Njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së drejtuar Kuvendit për largimin e deputetëve nga partia, Xhaferi e cilësoi si të pavlerë për faktin që është shkruar nga person, funksionin e të cilit nuk e njeh Kuvendi.