Përplasje protestues-polici, tentohet të hyhet brenda Parlamentit

Protesta që po zhvillohet para godinës së Parlamentit deri në këto momente ka qenë e qetë, por në këto momente një grup protestuesish ka tentuar të çajë kordonin e policisë.

Marketing

Qindra protestues u grumbulluan që në orën 17:00 para godinës së Parlamentit në Tiranë, të udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi e Lëvizjes Socialiste për Integrim. E teksa brenda godinës, deputetët e mazhorancës vijonin seancën plenare, disa protestues u kanë vënë zjarrin gomave para Parlamentit duke krijuar një situatë konfuzioni. Ndërkohë policia është sulmuar me tymëse dhe fishekzjarrë. Situata vazhdon të mbetet e tensionuar.

Marketing