Përplasjet VMRO-Arsovska, 100 personave nuk u vazhdohen kontratat

Mbi 100 të punësuarë në ndërmarrjen publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” nuk iu vazhdua kontrata e punës. Të punësuarit e larguar në këtë mënyrë, pyesin kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska se cila është arsyja e vërtetë për largimin e tyre. Konfederata e Organizatave Sindikaliste thotë se puntorët e larguar janë dëmë kolateral të përplasjeve dhe zënkave ndërpartiake mes Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së. Ata kërkojnë takim urgjent me Arsovskën, përndryshe paralajmërojnë se do të bllokojnë Shkupin.

Marketing

“Këtu ka njerëz të cilët punojnë me kanalizime fekale, përveç danë dhe lopat këta njerëz nuk kanë kapur gjë tjetër në këtë ndërmarrje. Nëse dikush është i nervozuar për x arsye tani nuk do të thotë që i njëjti të shprndaj mllef ndaj puntorëve. Publikisht porositi se këtë gjë nuk do ta lejojmë. Deri në fund do ti mbrojmë të drejtat e këtyre puntorëve”, u shpreh kryetari i konfederatës së organizatave sindikaliste Marjan.