Përqafimi i sërishëm i Zaevit me Cipras: Kemi bërë historinë, ndryshuam realitetin!

Ballina Aktuale
Aktuale
Përqafimi i sërishëm i Zaevit me Cipras: Kemi bërë historinë, ndryshuam realitetin!
01/10/20190

Marketing

Marrëveshja e Prespës e meriton mbështetjen e plotë nga të dyja vendet, theksuan në takimin e sotëm, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ish kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras, i cili po qëndron në vendin tonë me ftesë të magazinës me renome “Ekonomist” si një nga folësit kryesorë në Samitin e Ballkanit Perëndimor –

“Përforcimi i momentumit të integrimeve evropiane” që do të mbahet nesër në Shkup. Siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, në takimin e mbajtur në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, të dy bashkëbiseduesit biseduan për përfitimet nga Marrëveshja e Prespës.

“Zgjidhja e arritur me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë e ndryshoi realitetin mes të dyja vendeve dhe krijoi dinamikë të re, pozitive në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”, përfunduan kryeministri Zaev dhe ish kryeministri grek Cipras.