Palestinezët në Gazën veriore po kërkojnë strehim pasi janë larguar nga banesat e tyre për shkak të bombardimeve të Izraelit.
Familjet kanë mbërritur në Gaza ku po u ofrohet vend për strehim të përkohshëm, raporton BBC. Disa u strehuan në një shkollë të drejtuar nga OKB në Gaza.
“Nata ishte shumë e vështirë për shkak të raketave, sulmeve ajrore dhe shkatërrimit të shtëpive,” i tha Kamal al-Haddad agjencisë së lajmeve AFP. “Të gjithë fëmijët kanë frikë dhe ne kemi frikë për fëmijët.”
Djali i Ahmad Abu Asal është i sëmurë: Granatat ishin të rastësishme dhe ne nuk mund të lëviznim”.
Salwa al-Attar i tha AFP-së se ndihej e bllokuar me skena të ngjashme të një filmi horror: “Ne u ndjemë sikur ishim në një film horror, por ishte edhe më keq se një film horror. Një shkëndijë hyri në shtëpi dhe zjarri u përhap kudo. Unë po përqafoja fëmijët e mi”. “Kishte bombardime kudo; kur lëvizëm, pati një goditje, dhe avionët ishin sipër nesh, dhe tanket dhe marina po bombardonin. Fëmijët, gratë dhe burrat bërtisnin. Unë kurrë nuk kam parë një situatë më të keqe se kjo në jetën time