Edhe Cristiano Ronaldo, si çdo futbollist tjerët në ndeshjet e javës së 13-të të Serisë A, i është bashkuar fushatës për luftimin e dhunës ndaj grave duke ngjyrosur me te kuqe faqen, megjithëse portugezi gjendet në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave për dhunimin e një gruaje.
Në ndeshjen e Juventusit, e cila po zhvillohet momentalisht ndaj Spalit në kampionatin italian, sulmuesi portugez e ka ngjyrosur faqen me të kuqe në përkrahje të fushatës për luftimin e dhunës ndaj grave, edhe pse pesë herë fituesi i Topit të Artë akuzohet për dhunimin e një gruaje
Kathryn Mayorga ka ngritur padi ndaj Ronaldos në tetor në Nevada të Shteteve të Bashkuara, duke pohuar se portugezi e kishte dhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.
Policia amerikane i ka rihapur hetimet ndaj Ronaldos me kërkesë të saj.
Ndërkohë, Ronaldo i ka mohuar akuzat disa herë. Në tetor, avokati i tij Peter S.Christiansen, e lëshoi një komunikatë përmes së cilës mohoi se klienti i tij kishte kryer një krim të tillë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/perse-ronaldo-i-ka-ngjyrosur-me-te-kuqe-ne-faqe-598651/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright