Marc Marquez po vazhdon me sukseset në Moto GP.
Piloti spanjoll i Honda, Marquez, ka triumfuar edhe në garën e Thailand Grand Prix, raporton lajmi.net.
Marquez fitoi vetëm në kthesën e fundit të kësaj gare, por arriti që me këtë fitore të bëjë të vetin titullin e tetë të Kampionatit Botëror.
Kështu, kampioni i vitit 2019 është Marc Marquez, i cili në garën e Thai GP la prapa vetës Quartararon.
Marquez pati një aksident të tmerrshëm para pak ditësh, por ai duket se nuk e pengoi aspak, pasi tashmë ai është duke festuar titullin e tetë personal të Kampionatit Botëror.