Ministri Bekteshi sot mbajti debatin e pare nga seria e debateve të planifikuara për çmimoren e re për pagesën e kompensimit të koncesionit, ku morën pjesë përfaqësues të koncesioneve dhe kryetari i Shoqatës së Minierave të Maqedonisë, Nikolajço Nikolov.
Në fakt, në drejtim të krijimit të partneritetit me bizneset dhe investitorët në sektorin e minierave dhe përpunimin e mineraleve, dhe pas propozim vendimit të sjellur nga grupi i punës i përbërë nga ekspertë për të bërë një analizë krahasuese të shumës së tarifave për kompensimin e koncesionit për shfrytëzimin e resurseve minerale në rajon dhe në vendet e BE-së, ministri Bekteshi ka inicuar takim e sotëm me koncesionerët e ftuar në mënyrë që së bashku të shqyrtojnë propozim për rritjen e të gjitha llojeve të përfitimeve deri në 50% dhe me propozime konkrete të arrihet një zgjidhje “win-win” në gjysmën e dytë të vitit, e cila do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, duke pasur parasysh faktin se këtë vit buxhetet dhe planet investuese të koncesionerëve janë përgatitur tashmë dhe kanë filluar zbatimin .
“Ndryshimi i Çmimores është iniciativë që u imponua pas analizës krahasuese për vlerën e shpenzimeve koncesionuese nga eksploatimi i burimeve minerale në Shqipëri, Serbi, Bullgari, Turqi, Suedi, Kroaci dhe Rumani. Kjo analizë tregoi se për burime të ndryshme minerale, tarifat në Republikën e Maqedonisë janë shumë më të ulëta se vendet e tjera, prandaj propozojmë që ato të rriten, “tha Bekteshi në fillim të diskutimit.
Përjashtime nga kjo rritje kanë shkëmbinjtë bituminoze dhe vajore , sepse në Republikën e Maqedonisë ende nuk janë ndarë koncesione dhe ende nuk ështl bërë përllogaritja e kompensimit për sasinë e shfrytëzuar të 1m3 të ujit gjeotermik dhe gur arkitektonik – dekorativ nga të cilat nuk mund të krijohen blloqet komerciale dhe tombolone , sepse këto llogaritje janë bërë tashmë dhe ende reflektojnë situatën aktuale në treg.
Gjatë prezantimit të çmimores së re u shpjegua dhe ndryshimi i propozuar për mënyrën e përllogaritjes së tarifës së koncesionit për sasinë eksploatuese të gurëve arkitektonik-dekorativ (mermer, oniks, travertin, granit, etj),për të cilat do të paguhet vlerë shuma prej 5% nga vlera e shitur e lëndës së parë minerale. Kjo bëhet për shkak se vlera e tregut për këtë lloji të lëndës së parë ka dallim të madh varësisht nga ngjyra, cilësia dhe kompaktësi e burimeve minerale, kështu që me këtë lloj të përllogaritjes, do të bëhet pagesë e realtë për këta gurë zbukurues.
“Qëllimi ynë përfundimtar është përdorimi i qëndrueshëm i burimeve minerale dhe ndryshimi i tarifës do t’u mundësojë komunave ku edhe realizohen këto aktivitete , si përfituesit më të mëdhenj të taksës së koncesionit, të kenë një buxhet më të madh për realizimin e projekteve të dobishme për qytetarët, siç janë shëndetësia ,edukimi dhe mbrojtja e mjedisit “, shtoi Bekteshi.
Koncesionerët e pranishëm në këtë debat të parë e përshëndetën nismën për partneritet në përgatitjen e kësaj rregullative nënligjore, duke theksuar se që nga viti 2007 nuk ka pasur ndryshime në pjesën e lëndëve të para jo metalike ndërsa që nga viti 2012 në pjesën e lëndëve të para metalurgjike, ndërkohë që tendencat botërore vazhdimisht ndryshojnë , ata shprehën mirënjohje për dëgjimin dhe se nuk do të sjellet zgjidhje e përshpejtuar që do të pengonte aktivitetet e planifikuara vjetore dhe fondet buxhetore.
“Kjo është një mundësi e mirë për të bërë një hap përpara në hartimin e rregulloreve, nëpërmjet së cilës nuk do të humb as shteti gjegjësisht vetëqeverisja lokale por as kompanitë nuk do të detyrohen të punojnë me humbje. Kishim diskutim të frytshëm dhe në periudhën e ardhshme do të shqyrtojmë zgjidhjen e propozuar dhe do të paraqesim propozimet tona për një pagesë të drejtë të këtij kompensimi “, tha kryetar i Shoqatës së Minierave të Maqedonisë Nikolajço Nikolov.
Sipas listës aktuale të tarifave, kompensimi i koncesionit paguhet në dy baza, edhe atë për shfrytëzimin e hapësirës, gjegjësisht zonën në të cilën është dhënë koncesioni dhe në bazë të eksploatimit të burimeve minerale. Në këtë kontekst, koncesionerët theksuan se duhet shqyrtuar modelet e tjera të pagesës të cilat do të pasqyronin situatën reale midis koncesionerëve dhe që do të kontribuojnë në një lloj kategorizimi të minierave.
Ky është debati i parë nga një sërë debatesh që janë planifikuar për këtë temë ndërsa qëllimi është që të marrin pjesë të gjithë koncesionerët aktual në Republikën e Maqedonisë.