Në Maqedoninë e Veriut tashmë dy ditë është vendosur orës policore si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme nga pandemia e virusit korona. Ora policore po monitorohet nga policia dhe ushtria.
Dy persona të veshur me uniforma policie kanë bërë fotografi dhe më pas kanë shpërndarë në rrjetet sociale me mbishkrimin:”Rrini në shtëpi rrugaçë”, ndërsa një person tjetër gjithashtu në uniformë policie ka shpërndarë një fotografi para pasqyrës me mbishkrimin: “Njësia është formuar, nëse iu shohë pas orës 9, shkop dhe 10 vjet robëri … pa ndëshkim”. Fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale kanë marrë reagime të ashpra nga qytetarët, të cilët dënojnë mesazhet e shkruara.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se tashmë kanë filluar hetimet. Do të kontrollohet nëse personat në fjalë janë me të vërtetë pjesëtarë të policisë dhe nëse vërtetohet kjo atëherë do të njëjtit do të sanksionohen. Nga MPB shtojnë se edhe nëse bëhet fjalë për qytetarë civil, ligji parasheh sanksione.