Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar u kanë vënë zjarrin bankomatëve në këtë qendër tregtare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, dalin katër personat me kallashnikovë, të cilët fillimisht sulmojnë sigurimin që qëndron në hyrje të qendrës së hapur tregtare, ndërsa më pas kanë vendosur eksploziv te bankomatët. Supozohet se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve.
Në vendngjarje kanë dalë policë të shumtë të shoqëruar nga prokurorë që po kryejnë hetime.
https://www.facebook.com/watch/?v=2053434011529533