Personaliteti i madh Lazim Destani nderohet me çmimin “Nënë Tereza”

Lazim Destani është padyshim një nga personalitetet më të spikatura të botës së biznesit.

Marketing

Presidenti i nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës, sipërmarrësi, filantropi Lazim Destani, dje është nderuar me çmimin “Nënë Tereza”.

Z. Destani u nderua me këtë çmim për merita dhe kontribute të pakrahasueshme në mbrojtje të çështjeve dhe interesave shqiptare në të gjithë botën, për lartësimin e flamurit dhe të kombit shqiptar, si dhe për filantropinë e paçmuar ndër dekada, në të gjitha trevat shqiptare!

Çmimi ju dorëzua nga Konsulli I Nderit i Japonisë në Tirane z. Avni Ponari.

Çmim i akorduar në aktivitetin “Takimi i Shkodrës” organizuar nga “Gazeta e Alpeve” dhe bashkia e qyteti.

Në lidhje me këtë çmim meritor, Destani ka lënë një mbishkrim në hapësirat e tij në rrjete sociale, ku tregon se në Shkodrën e dijes dhe kulturës, ka marrë çmimin e madh “Nënë Tereza”.

Mbishkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

https://www.instagram.com/p/CVYKOiTILgM/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ae45babc-c6d3-4c57-bb9f-42c183ac4695