Personat e pafuqishëm dhe të sëmurët duhet të regjistrohen për të votuar në zgjedhje

Personat e pafuqishëm dhe të sëmurë, të cilët duan ta realizojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 8 maj, mund të regjistrohen për të votuar deri më datë 30 prill, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Marketing

“Ky regjistrim ka për qëllim personat që përkasin grupit të qytetarëve që janë persona të sëmurë, apo të pafuqishëm të cilët nuk janë në gjendje duhur fizike për të realizuar votën e tyre në vendin votues. Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: një kopje nga letërnjoftimi, kopje nga vërtetimi ose raporti mjekësor i dhënë nga specialisti për personat e sëmurë apo të pafuqishëm.”, thuhet në njoftimin e KShZ.

KShZ-ja në thirrjen publike informon se personat e paaftë dhe të sëmurë, të drejtën e votës do ta realizojnë nga shtëpitë e tyre, një ditë para ditës së caktuar të zgjedhjeve.