Personat e sëmurë kronik, shtatzënat dhe prindërit e fëmijëve nën 10 vjeç mbeten të liruar nga puna!

Të gjithë personat e sëmurë kronik, persona me aftësi të kufizuara, gratë shtatzëna, por edhe prindër të fëmijëve nën 10 vjeç ose fëmijë me aftësi të kufizuara të cilët shfrytëzojnë shërbim qendër ditore, mbeten të lirë nga puna për shkak të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi me mundësi nëse ekzistojnë kushte detyrat e punës t’i kryejnë nga shtëpia.

Marketing

“Në seancën e 58-të të saj Qeveria e miratoi informatën e konkluzës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale sipas së cilës personat e sëmurë kronik dhe prindërit që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeç ose klasë të katërt aktive, pastaj gratë shtatzëna, prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilët e shfrytëzojnë shërbimin qendër ditore si dhe personat të cilët në punë shkojnë me shoqërim- persona të verbër, persona të cilët lëvizin me karrocë invalidore dhe aftësi mesatare dhe të rëndë intelektuale të cilët edhe ma parë ishin liruar nga puna me mundësi nëse ajo është e realizueshme të kryejnë detyrat e punës nga shtëpia”, informojnë nga Qeveria.