Personat me handikap kërkojnë qasje deri te objektet shëndetësore, edukim më të mirë të mjekëve dhe mjete ndihmës ortopedike cilësore

Nëntëdhjetë e katër për qind e personave me handikap ballafaqohen me diskriminim në realizimin e të drejtës së mbrojtjes dhe sigurimit shëndetësor, tregoi analiza e Polio Plus- lëvizje kundër handikapit. Si pengesa më të mëdha për realizimin e mbrojtjes shëndetësore janë mos qasja deri në objektet shëndetësore, cilësia e ulët e edukimit të punonjësve shëndetësor në pikëpamje të punës dhe komunikimit me këto pacientë, si dhe mjetet ndihmëse ortopedike jo adekuate.

Marketing

Këtë sot e theksoi udhëheqësja programore e Polio Plus, Elena Koçoska, para fillimit të debatit publik me temë “Gjendja dhe sfidat në realizimin e të drejtës së mbrojtjes shëndetësore të personave me handikap”. Potencoi se debatin e organizojnë me qëllim që ta hapin çështjen e mbrojtjes shëndetësore dhe personave me handikap në pajtim me Konventën për të drejtat e këtyre personave, si dhe t’i shqyrtojnë sfidat të cilat qëndrojnë para tyre.

Theksoi se këto probleme të tyre vazhdimisht i përmendin në institucionet shëndetësore, ku siç theksoi , u kanë thënë se prioritet janë çështje të tjera.

Teodor Bogoervski, i cili është këshilltar në Qeveri, dërgoi apel deri te organizatat joqeveritare të cilat zotohen për avancimin e të drejtave të personave me handikap të drejtohen dhe t’i tregojnë problemet me të cilat ballafaqohen, duke pasur parasysh se kanë partner në Qeveri dhe së bashku të punojnë në tejkalimin e barrierave dhe përmirësimin e kushtet për personat me handikap.