Personat në izolim, do të ndiqen nëpërmjet aplikacionit mobil

Personat që janë në izolim për shkak të KOVID-19, do të ndiqen nëpërmjet aplikacionit mobil, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

Aplikacionit, siç njoftoi ai është në punim e sipër, sipas modelit të shteteve evropiane.

“Personat në izolim do të ndiqen në mënyrë elektronike, ajo është diçka që e punojmë bashkë me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Tashmë është përgatitur një aplikacion, sipas modelit të shteteve evropiane”, tha Filipçe.