Personeli teknik i PSP-së kërkon ndihmë nga Bashkësia ndërkombëtare, Pendarovski, Zaev dhe Deskoska

Personeli profesional, administrativ dhe ndihmës- teknik i PSP-së shpreh dëshpërim nga kujdesi jo i mjaftueshëm që i kushtohet çështjes për të ardhmen e pjesës më të madhe të punësuarve në këtë Prokurori publike dhe apelon deri te Bashkësia ndërkombëtare e cila ka qenë pjesë e proceseve për formimin e Prokurorisë dhe të aktorëve politik në vend me kujdes dhe aktivisht të ndjekin proceset aktuale lidhur me angazhimin e tyre të punës.

Marketing

Letra është e adresuar deri te ambasadat e SHBA-së, Mbretërisë së Holandës dhe Delegacionit të BE-së si dhe deri te presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

“Ne të punësuarit në Prokurori publike për ndjekje të veprave penale të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve me vëmendje të veçantë i ndjekim ndodhitë aktuale lidhur me debatin politik- juridik që zhvillohet rreth epilogut për statusin e Prokurorisë publike, të ardhmes së lëndëve që janë formuar në Prokurori si dhe çështjet lidhur me angazhimin tonë të punës pas ndërprerjes eventuale të kësaj prokurorie”.

Në këtë kontekst, ndërsa duke pasur paraysh zgjidhjen e mundshme personale për të cilën informojnë mediat duam të shprehim zhgënjimin tonë për shkak të kujdesit jo të mjaftueshëm që i kushtohet kësaj çështje për të ardhmen e pjesës më të madhe në këtë Prokurori publike.

Karakteri i punëve që kryejnë pjesa më e madhe e të punësuarve në Prokurori nuk është e lidhur me publikun dhe prandaj është e panjohur për qytetarët, por në strukturën e prokurorisë puna jonë është jo pak e vlefshme me faktin se e njëjta i referohet mbështetjes profesionale dhe teknike të ekipit të prokurorëve dhe hetuesve. Për opinionin është më pak e njohur se në kuadër të kësaj Prokuroria publike përveç shërbimit profesional të përbërë nga bashkëpunëtorë profesional dhe referentë, ekziston edhe sektor i ekonomistëve si mbështetje profesionale, shërbim për marrëdhënie me publikun, përkthyes, si dhe personel tjetër ndihmës-teknik.

Në këtë rast, dërgojmë apel deri te bashkësia ndërkombëtare e cila ka qenë pjesë e proceseve të formimit të prokurorisë dhe ndjekjes së vazhdueshme të punës së saj e cila e ndihmon ndërtimin e kapaciteteve me të cilat disponon prokuroria përmes aspektit profesional, trajnimit dhe edukimit specializues të kuadrit, me kujdes dhe aktivisht të ndjek proceset aktuale.

Poashtu, dërgojmë thirrje edhe te të gjithë aktorët politik që në veprimet e veta të udhëhiqen nga interesat e shtetit dhe përcaktimet e qytetarëve për integrimin në proceset evropiane demokratike.

Letra është me vetë-iniciativë nga personeli teknik i PSP-së, ndërsa për kërkesat e tyre kanë mbështetje nga prokurorët.