Një person anonim ka vendosur që të paguaj 70 dhoma hoteli për njerëz të pastrehë që jetojnë në tenda në temperatura tejet të ftohta në Çikago.
Njësia e Shpëtimit po bënte plane për të zhvendosur shtretërit e tyre pasi ftohti i madh shpërtheu së fundi në këtë pjesë të Amerikës.
Por oferta e donatorit të paidentifikuar u komunikua ndërmjet autoriteteve të qytetit dhe në vend të kësaj ata u transferuan në një hotel.
Temperaturat brenda natës kanë shkuar deri në -29C që ka ndikuar edhe në vdekjen e të paktën 12 personave.
Ngrirja e thellë e Arktikut vdekjeprurës shkaktoi dëme të mëdha në Amerikë, ndër to edhe anulimin e shumë fluturimeve.
Ndryshe qytetarë të shumtë kanë mirëpritur këtë veprim të qytetarit anonim, duke thënë se është një gjest i mrekullueshëm.
Edhe pse bamirësi deshi të mbetej anonim, hoteli ku janë vendosur të pastrehët gjendet në anën jugore të qytetit.