Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dalë pozitiv në COVID-19.
COVID-19 vazhdon të përhapet në botën e sportit, sidomos me rastet në rritje në ditët e fundit.
Është tani presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA-s, Gianni Infantino, që ka dalë pozitiv në COVID-19, shkruan lajmi.net.
Lajmi raportohet në mediet ndërkombëtare.
Infantino tani është izoluar, sipas protokolleve shëndetësore.