Perspektiva e Ballkanit perëndimor, Tusk- Junker: Kthesa u bë në Sofje

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk sot e falënderoi kryeministrin bullgar Bojko Borisov për kryesimin e suksesshëm me Bashkimin Evropian, ndërsa si arritje më të madhe e theksoi organizimin dhe rezultatet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Sof

Marketing

“Samiti në Sofje ishte moment historik për marrëdhëniet tona me Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Tusk në fund të Samitit dyditor të BE-së në Bruksel.

Ai potencon se Bullgaria dhe kryeministri Borisov kanë ndikuar pozitivisht në agjendën për zgjerim të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe e ka organizuar Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Sofje.

“Në Sofje falë Bojko Borisovit arritëm porosi mjaft specifike politike kur është në pyetje e ardhmja evropiane e gjithë rajonit”, theksoi Tusk, duke shtuar se porositë e tilla ndoshta tingëllojnë më qartë në rajon se sa në Bruksel.

Se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është bërë më konkrete gjatë gjashtë muajve të kaluar gjatë periudhës së kryesimit të BE-së vlerësoi edhe kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker.

Këshilli Evropian në konkluzionet e tij e përshëndeti edhe marrëveshjen për emrin ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras dhe i konfirmoi përfundimet për zgjerim të procesit për anëtarësim të miratuara nga Këshilli i ministrave më 26 qershor të vitit 2018. fc/mp/16:55

Marketing