Pertovska:Kompani e dyshimtë ruse ka tentuar të fitojë tender në Ministrinë e Mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, ka njoftuar se një kompani e dyshimtë ka tentuar të futet në tender për blerjen e një pajisje specifike në Ministrinë e Mbrojtjes.

Marketing

Ajo tha se do të kërkojë ndryshime të Ligjit për shpallje publike, sidomos në pjesën në të cilën fitues është kompania që ofron çmimin më të ulët.

“Kompania është e regjistruar në një shtet anëtar të BE-së për t’u paraqitur si relevante në treg, por në procedurë edhe para se të bëhej kontrolli i sigurisë, shërbimet inteligjente të vendit kanë njoftuar se bëhet fjalë për një kompani ruse të dyshimtë”, theksoi Petrovska.

Sipas ministres, në fazën e dytë të tenderit, kjo kompani ka ofruar një shumë 50 për qind më të lirë se kompanitë konkurrente, gjë që vërtetoi dyshimin se kompania ruse donte ta fitonte tenderin me çdo kusht. Petrovska nuk i zbuloi detajet se për cilën kompani bëhet fjalë dhe çfarë pajisje të saktë po prokurohej.

Marketing