Përurohen pllakat “Bazë e UÇK-së” në Plluzhinë

Në shtëpitë e Hasan Tahirit dhe Idriz Nurakut në Plluzhinë, sot janë përuruar pllakat “Bazë e UÇK-së”. Shtëpi këto, të cilat gjatë periudhës së luftës, shërbyen si shtyllë referimi për shpërndarjen, strehimin, vendtakimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marketing

Në përurimin e këtyre pllakave, morën pjesë, presidenti i vendit, përfaqësues tjerë institucionalë, të organizatave të dala nga lufta, e shumë qytetarë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se vendimi për vendosjen e këtyre pllakave në këto dy shtëpi, tregon që ky vend ka qenë stuhi për Serbinë.

“Arsyeja që të vendosen këto pllaka, ka qenë që ne djemve, nipave, mbesave, t’iu tregojmë që në këtë vend ka pasur Ushtri Çlirimtare të Kosovës, në këtë vend ka pasur kulla, të cilat gjithmonë kanë qenë stuhi për Serbinë, kështu që ne sot që kemi vendosur këtë pllakë, në Plluzhinë duke e ditur që ky vend, nga Plluzhina, nga kjo lagje këtu shumë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë aktivizuar për çlirimin e vendit”, tha ai.

Me zbulimin e këtyre pllakave, kryetari i vendit Hashim Thaçi tha se kujtojnë dhe nderojnë rezistencën e luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi: Sot jemi këtu në vendin ku lindi dhe u masivizua UÇK-ja

Sot jemi këtu në bastionin, ku lindi, u zhvillua, u rrit dhe u masivisua në tërë Kosovën Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duku u bazuar pikërisht nga kjo frymë që lindi në Drenicë, në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin, pas rezistencës së viteve të tëra. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk lindi rastësisht në Drenicë, nuk lindi rastësisht prej bijave dhe bijëve më të mirë të kombit, të atyre familjeve që brez pas brezi kontibuan për lëvizjen çlirimtare të Kosovës, për lëvizjen kombëtare…Dhe pikërisht ajo frymë patriotike e bartur brez pas brezi te shumë gjenerata, erdhi deri tek momenti i rezistencës më të fuqishme, të projektit më madhor kombëtar më të organizuar politik e ushtarak i UÇK-së”, tha Thaçi.

Thaçi tha se vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përgjatë viteve vetëm sa po rriten. Tha se partitë shkojnë e vijnë, por vlerat e vendit duhet ruajtur. Sipas tij, në këto shtëpi kanë qëndruar djemtë më të mirë të kombit të mobilizuar në rrugëtimin e tyre kombëtar.

E pronari i kësaj shtëpie, Hasan Tahiri duke falënderuar të gjithë ata që kontribuon për lirinë e vendit, bëri thirrje për bashkim, sepse sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet më e mira për vendin.

Shtëpia e Idriz Nurakut, ishte po ashtu shtyllë referimi për shpërndarjen, strehimin dhe vendtakimin për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I pranishëm në zbulimin e pllakës në këtë shtëpi, ishte edhe ish-komandanti Sami Lushtaku, i cili tha se në këto shtëpi, janë marrë vendime të rëndësishme. Ai pati edhe kritika ndaj trajtimit që po i bëhet pjesëtarëve të UÇK-së.

Lushtaku: Është e rëndë sot t’i thuash dikujt jam pjesëtar i UÇK-së

Ushtria Çlirimtare e Kosovës po përballet prej njerëzve të UDBA-s të Serbisë por edhe prej Rusisë, po trajtohet në mënyrën më të keqe të mundshme. Sot jemi të atakuar, jo vetëm nga serbët apo shërbimi serb, por edhe nga vet Rusia. Unë kërkoj prej juve që të jemi sa më unik, sa më bashkë dhe të luftojmë këtë të keqe që nuk është rasisht në Kosovë….Vërtet është e rëndë sot që t’i thuash dikujt jam pjesëtar i UÇK-së, kështu që unë mendoj që lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe unë mendoj që duhet të mbrohet forcërisht çdo pjesëtar të UÇK-së”, tha Lushtaku.

Profesor Nuri Behxheti tha se lufta e shqiptarëve, ka qenë më e suksesshme dhe më e unifikuara.

Falënderues për zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e tij, ishte edhe pronari i kësaj shtëpie, Xhavit Nurakut.

Ferizi: Sot në mesin tonë ka shumë burra të mëdhenj

“ Ne sot jemi të nderuar, si familje, si lagje, si fshat, si bashkësi lokale, si kjo rrethinë. Nderimi më i madh është që në mesin këtu ku jemi, ka burra të mëdhenj që kanë dhënë për atdheun dhe për Kosovën”, tha Ferizi.

Marketing