Përurohet asfaltimi i rrugës në Saraj, Bexheti vazhdojmë me zhvillimin e infrastrukturës

Zhvillimi i infrastrukturës rrugore një nga prioritet kryesore të komunës së Sarajit. Kryetari i komunës Blerim Bexheti, sot ka bërë përurimin e një rrugë në vendbanimin Saraj.

Marketing

Kjo rrugë do të bëjë qarkullimin më funksional të banorëve të Sarajit, në sferën e komunikacionit lokal për Sarajin.
Investimi në fjalë është i përbashkët i komunës së Sarajit dhe Ndërmarrjes ‘Rrugë dhe Rrugica’, por ka qenë në programin zgjedhor të komunës së Sarajit.

“Sot bëjmë përurimin e asfaltimit të rrugës numër 6 në Saraj. Bëhet fjalë për një projekt prej 6 mijë metër sipërfaqe katrorë. Është investimi përbashkët I komunës dhe Ndërmarrjes. Këtë vit në fikus kemi investimet në infrastrukturën rrugore, në disa vendbanime të komunës së Sarajit. Jemi në fazën finale që punimet të fillojnë për asfaltimin e rrugës kryesore në vendbanimin Kopanicë, si dhe në Krushopek dhe Gërçec të epërm.

Kemi një bashkëpunim dhe komunikim shumë të suksesshëm me qytetarët, ku kemi mirëkuptim për realizimin e projekteve. Komuna e Sarajit, në të ardhmen do të vazhdojë edhe më intensivisht në realizimin e projekteve kapitale, në sfera të ndryshme, sipas plan programit të komunës dhe programit zgjedhorë, ku të gjitha projektet kanë afatet e realizimit”, u shpreh kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Qytetarët e kësaj, lagje të Sarajit, shprehën një faleminderim ndaj kryetarit të komunës, për realizimin e këtij projekti jetik për ata, dhe atë që ju ka premtuar po e realizon.

Në bisedat e tyre, mes qytetarëve dhe kryetarit të komunës, u biseduan edhe disa projekte që mundë të realizohen gjatë kësaj periudhe.