Përurohet parku “Ibni Pajkov”

Hapësira përballë sheshit “Skenderbeu”  në Shkup, që dikur shfrytëzohej si parking ilegal  e në kohë thatësire  mbulohej nga pluhuri, sot duket krejt ndryshe. Aty ku deri ka kohë më parë parkoheshin veturat, tani ka gjelbërim.

Marketing

Në parkun “Ibni Pajkov” janë ruajtur drunjtë ekzistues, por janë mbjell edhe të rinj. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “ Parqe dhe Gjelbërime”, Ardian Muça, tha se kjo ndërmarrje në këtë park ka mbjellë 85 drunj cilësorë.