Përurohet xhamia e re në fshatin Gorenc të Qendër Zhupës

Në pra të festës së madhe të Kurban Bajramit në fshatin Gorenc të komunës së Qendër Zhupa në përdorim është lëshuar xhamia e re e ndërtuar me donacione nga banorët e fshatit dhe të tjera.

Marketing

Në këtë manifestim i pranishëm ka qenë dhe kryetari i komunës Arijan Ibraim dhe përfaqësues të tjerë nga myftinia e Dibrës që përfshinë komunën e Dibrës dhe rajonin e Rekës.

Të pranishmit i përshëndeti edhe muftia i Dibrës, haxhi Ramazan Hasa i cili ka shprehur kënaqësi që namazin e sabahut me rastin e festës do e falin pikërisht në këtë xhami.

Ndërkohë që Axhi Axhioski banorë i fshatit i cili ka qenë dhe iniciatorë për ndërtimin e xhamisë ka shprehur falenderim të madh për të gjithë ata që kanë ndihmuar në ndërtimin e saj, ndërkohë që xhamia e re ka kapacitet për 200 besimtarë dhe për ndërtimin e saj janë shpenzuar 150 mijë euro.