Përveç me LSDM dhe Zaev, Mickoski do të luftojë edhe me të vetët!

Të gjithë këto bashkë-partiak të partisë së atëhershme në pushtet, më shumë se një dekadë ishin së bashku kurse tani secili ka vazhduar në rrugë të vet. VMRO-DPMNE ka lider të ri i cili erdhi në vendin e të arratisurit në Budapest, azilkërkuesit politik, Nikolla Gruevski. A do të formohet një parti e re e cila do të bashkojë pjesën më të madhe të funksionarëve të atëhershëm të lartë partiak të VMRO-DPMNE-së! Më i zëshëm, së paku sipas kolumnave, i cili nuk dëshiron të japë deklarata shtesë për opinionin, është ish ministri për arsim dhe shëndetësi, Nikolla Todorov, i cili thërret në “Na duhet hero i cili është lider, i cili di ku po shkon, i cili ka mundësi të shoh rrethinën dhe botën pas njëzet viteve”.

Marketing

Këtu është edhe kryetari aktual i Kavadarit, Mitko Jançev, i cili u paraqit në tribunat e organizuara nga LSDM-ja për herë të parë. Kontakte me partinë amë, së paku sipas asaj për përflitet, nuk kanë as ish-ministrat, Gordana Jankulloska dhe Mile Janakievski, të cilët shpesh mund të vërehen nëpër sallat e gjykatave për lëndë të hapura nga PPS. Në opinion nuk janë as ish-kryeministri Zoran Stavreski, si dhe Martin Protugjer, i cili është në abstenim total. Në këtë grup të figurave më të fuqishme politike të atëhershme është edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili përveç në gjykata, dhe hyrjes dhe daljes nga paraburgimi, në opinion flitet se është negociues i suksesshëm.

Lideri Mickoski duket vet, me disa prej ish bashkëpunëtorëve të afërt të liderit shumëvjeçar dhe kryetarit të nderit të partisë, Nikolla Gruevski dhe disa të rinj të cilët së bashku me anëtarësinë vazhduan betejën për ripërtëritje të Maqedonisë. Por betejën kundër kujt? Kundër oponentit LSDM me Zaev apo kundër ish bashkë-partiakëve!? Në opinion tashmë flitet për opsion të tretë, me të shkyçurit ose të lënit anash nga VMRO-DPMNE-ja. Todorov dhe Jançev në “gjah” të anëtarëve dhe të pakënaqurve. A do të jenë në këtë listë edhe emrat e, ish-zëvendës ministres së drejtësisë, Biljana Brishkovskës, Elizabeta Kamçevska Milevskës, ish-zv.kryeministrit Vlladimir Peshevskit i cili ka sjellje korrekte me Mickoskin por ka relacione të afërta edhe me të tjerët. Në lojë janë edhe politikan me mendime të ndryshme edhe nga VMRO-DPMNE-ja edhe nga LSDM-ja. Edhe ish shefi i diplomacisë por edhe ai aktual, përkatësisht Nikolla Popovski dhe Nikolla Dimitrov, së paku sipas njohësve të ndodhive politike, ekziston mundësia për ndryshim të fanellës politike.

Pas këtyre turbulencave politike parashtrohet pyetja a duhet të përdorë më shumë fuqi Mickoski në luftën kundër ish anëtareve, anëtarëve aktual dhe të shkyçurve, sesa kundër LSDM-së dhe Zaevit.