Përveç me LSDM-në, Lëvizja Besa në koalicion edhe me dy parti serbe

Koalicionit “Mundemi” pjesë e së cilës është edhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit së fundmi iu shtuan edhe dy parti tjera serbe.

Marketing

Bëhet fjalë për partitë ‘Srpska stranka na Makedonija’ dhe ‘Srpska napredna stranka na Makedonija’.

Kjo nënkupton se edhe këto dy parti do të ndajnë interesat e përbashkëta me të gjitha partitë tjera pjesë të koalicionit, kjo sepse koalicioni parasheh një gjë të tillë.

Veç tjerash, të dyja partitë serbe do të jenë në një listë zgjedhore me Lëvizjen BESA dhe LSDM-në.

Sipas rregullave të koalicionit Zoran Zaev është këshilluar me partnerët e tij për koalicionime me partitë serbe dhe nacionalitete tjera, duke përfshirë edhe kreun e BESËS Bilall Kasamin.

Marketing