Përveç që agjërojnë, këngëtarët shqiptarë këndojnë edhe ilahi(Video)

Nuk është që janë praktikues të rregullt te fesë Islame, por kur është puna për festa siç është Ramazani a Bajrami, nuk hezitojnë t’i kushtojnë vargje.

Marketing

Ndonëse krejtësisht në një zhanër tjetër, dhe tema tjera, ata janë pëlqyer mjaftë shumë nga publiku, në cilëndo mënyrë, shkruan “Kosovarja”.

Duke kënduar ilahi, i kemi dëgjuar shumë nga këngëtarët e njohur që kanë karrierë të gjatë në skenën muzikore.

Disa nga ta janë: Shyhrete Behluli, Meda, Blero, Elhaida Dani, Gold Ag e Violeta Kukaj.

Përveç që kënduan për islam, shumë prej tyre kanë deklaruar se agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Leonora Jakupi, Violete Kukaj, Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Shpat Kasapi, Çiljeta Xhillaga, Zajmina Vasjari etj, janë disa nga këngëtarët që agjëruan Ramazanin, viteve të kaluara.

Se a do të agjërojnë edhe këtë vit, nuk kanë treguar akoma publikisht, ndonëse e kanë uruar muajin e Ramazanit përmes rrjeteve sociale.

Së fundi edhe këngëtari i mirnjohur Dani ka publikuar projektin e ri me titull “Aromë”, që i kushtohet muajit të shenjtë Ramazanit.

Këngëtari këtë këngë e sjellë në bashkëpunim me katër këngëtarë të tjerë, Granitin, Shefqetin, Gazmirin dhe Gencin.

Kurse Adem Ramadani është njëri nga ilahistët, dikur këngëtar i muzikës popullore, që dëgjohet më së shumti gjatë muajit të Ramazanit./ Kosovarja/

Në vazhdim iu sjellim disa nga ilahitë e kënduara nga këngëtarët shqiptarë:

Marketing