Përvjetori i vdekjes së Skëndërbeut, Begaj: Mesazh bashkimi politikës shqiptare

Presidenti i Republikës së Shqipërisë , Bajram Begaj ditën e sotme në përkujtim të 555-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut i ka bërë thirrje politikës shqiptare për bashkim.

Marketing

“Këto shqiptarë janë në Shqipëri e kudo në botë edhe atje ku zyrtarë të lartë duan të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor, duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve.

Qofshim ne shqiptarët kudo të jemi çdo ditë, e veçanërisht në ditë si kjo kur përkujtojmë heroin europian dhe rolin tonë si popull në historinë botërore, të ndërgjegjshëm për cilësitë tona. Uroj të dimë t’i mbrojmë këto cilësi me zgjuarsi, dije e bashkëpunim siç dhe bëri Gjergj Kastrioti. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar!”- u shpreh Begaj.

Presidenti ka kujtuar se shqiptarët janë detyruar shpeshherë të vetëmbrohen për tokën, kulturën, gjuhën dhe dinjitetin e tyre, por pa kërkuar atë çfarë nuk është e tyre.

“Ne shqiptarët i jemi bashkuar luftrave të drejta e kemi mbrojtur kombe, fe e kultura të sulmuara, por kurrë s’kemi dashur atë që s’është e jona.”-tha Begaj.

Ai tha se kjo e ka lejuar të distancohemi nga politika ditore, duke dhënë mundësinë të shohim historinë në tërësinë e saj si një mesazh; “jeta e Gjergj Kastriotit tregon suksesin e besimit tek vetvetja, pa i lakmuar askujt asgjë.”

Begaj vendosi një kurorë në Memorialin “Skënderbe” në qytetin e Lezhës, në përkujtim të 555 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu duke treguar dhe vlerat e tij për vendin tonë.

“Gjergj Kastrioti është heroi ynë kombëtar, sepse ne i jemi mirënjohës për luftën, përpjekjet, suksesin, dhe shembullin. E shqiptarët dinë të jenë mirënjohës.”-tha presidenti.