Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se sot do të bëhet përzgjedhja e filmave të nominuar për “Oscars 2022”.
Këtë vit, Kosova përfaqësohet për herë të parë me filmin “Hive” apo në gjuhën shqipe “Zgjoi” me regjinë e regjisores, Blerta Basholli, shkruan lajmi.net.
Filmi “Zgjoi” është në listën e ngushtë të pretendentëve pët çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” bashkë me 14 filma të tjerë.
Në rast se Kosova shënon këtë sukses, atëherë kjo do të ishte historike për kinematografinë kosovare.