Pesë duelet e prapambetura të Serie A, publikohen datat zyrtare

Liga Serie A ka publikuar kalendarin me ndeshjet e prapambetura të kampionatit italian. Kështu, e para do të rikuperohet Udinese-Salernitana, më 20 prill.

Marketing

Një javë më pas, më 27 prill, do të rikuperohet tre ndeshje të tjera që janë shtyrë prej covid-19.

Bëhet fjalë për Fiorentina-Udinese, Salernitana-Venezia dhe Bologna-Inter.

Më 11 maj është programuar Atalanta-Torino, që mund të ndryshojë në varësi të ecurisë së skuadrës së Gasperinit në Europa League.