Pesë gola ndaj Skocisë, gjermanët nisin me vrull Euro 2024

Ka përfunduar ndeshja e parë hapëse e Europianit midis Gjermanisë dhe Skocisë, me një rezultat 5-1 për vendasit.

Marketing

Skuadra gjermane e drejtuar nga e drejtuar nga Julian Nagelsman shënoi mbrëmjen e sotme pesë gola.

“Pancerat” e mbyllën pjesën e parë në avantazh të trefishtë, me golat e Florian Wirtz dhe Jamal Musiala, dhe një penallti të kthyer në gol nga Kai Havertz.

Në pjesën e dytë, Fullkrug shënoi golin e katërt, ndërsa Skocia shënoi golin e nderit falë autogolit të Rudiger.

Në minutat shtesë, Emre Can vulosi rezultatin e ndeshjes me golin e pestë.