Pesë persona e kanë sulmuar me thikë 33 vjeçarin në Bit Pazar, arrestohen për tentim vrasje

Njësiti për krime të dhunshme – në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal për vrasje në tentativë kundër pesë personave në lidhje me një ngjarje kriminale më 08.03.2024 rreth orës 19:00 në zonën e Bit Pazarit në Shkup kur pesë persona me një send të mprehtë dhe të fortë kanë sulmuar M.A.(33) nga Shkupi dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda.

Marketing

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masa dhe veprime adekuate nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme në RVR Shkup dhe S.E.(30), I.E.(27), H.E.(48), B.E.(23), të gjithë nga Shkupi, janë privuar nga liria, ndërsa sot i është hequr liria edhe J.B.(20) nga Shkupi.

Nga gjyqtari i procedurës paraprake personave S.E. dhe H.E i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa personat I.E. dhe B.E. u dënuan me arrest shtëpiak.

Marketing