Pesë persona më lehtë të lënduar gjatë aksidenteve në Shkup

Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër nga gjithsej tetë aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 31 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë shoferë para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet, dy fillestarë, si dhe nëntë automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, katër shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, dy shoferë për parakalim të parregullt, tre shoferë për mos mbajtjen e helmetës mbrojtëse, 19 shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit, si dhe 15 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë vozitjes.

Dje janë sanksionuar edhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë.

Janë hasur edhe 71 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 68 automjete.