Pesë persona të lënduar në aksident në rrugën Kërçovë-Makedonski Brod

Pesë persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Kërçovë-Makedonski Brod mes automjetit motorik vozitës “opel astra” me targa të Kërçovës, i vozitur nga M.S. (62) nga fshati kërçovar Manastirsko Dolenci dhe automjeti motorik vozitës “folksuagen tuareg” me targa italiane, i vozitur nga F.XH. (26) nga fshati i Prilepit, Pregovo.

Marketing

Në aksidentin lëndime të rënda trupore ka marrë M.S. ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe F.XH. dhe tre bashkëudhëtare në automjetin e tij, F.S.(30) A.M. (21) dhe F.XH.(57). Mbikqyrrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi kontrollues i Stacionit policor Kërçovë.