Integrimi konsensual, vetingu, jetesë cilësore, zhvillim dhe punë, dhe rinia e para, janë pesë prioritetet e reja programove të integristëve. Ideja për kërkimin e prioriteteve të reja vjen pas konstatimit se dy shtyllat e saj programore, siç ishte zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe integrimi euratlantik, po ezaurohen.
“Një togfjalësh i ri, të cilin do të përpiqemi që ta promovojmë në narrativin politik në Maqedoni, integrimi konsensual ka të bëjë me kombinimin e dy synimeve tona absolute si shqiptarë, por edhe si qytetarë të RMV-së, e para ka të bëjë me integrimin e plotë në NATO dhe BE si dhe konsensualitetin si politikë”, tha Artan Grubi nga BDI.
Profesori universitar, Rizavn Sulejmani, ish ministër i pushtetit lokal nga radhët e BDI-së, rekomandon shtrirjen e marrjes së vendimeve me konsensus ndëretnik, përkatësisht me shumicë të dyfishtë edhe në ekzekutiv, presidencë dhe gjyqësi.
“Për shtetet multietnike, detyrimisht, është e nevojshme pajtueshmëria, gjegjësisht, konsensualiteti që ne e kemi aprovuar si model, tash edhe si praktikë, por edhe institucionalisht në pjesën e legjislativit, por mendoj se kjo duhet të vazhdohet më andej”, theksoi profesori universitar, Rizvan Sulejmani, njofton TVM2.