Çdo vit, 2500 të rinj, të moshës 13 deri në 24 vjeç, diagnostikohen me kancer, shifër kjo që përfaqëson afërsisht 1% të diagnozave totale në mbarë botën.
Kanceri është bërë një shkak kryesor i vdekjeve për të rinjtë dhe simptomat e tij janë të vështira për t’u dalluar, pasi shumica e njerëzve i ngatërrojnë ato me sëmundje të tjera.
Duke marrë parasysh statistikat e reja, shkencëtarët kryesorë kanë zbuluar 5 simptomat më të zakonshme të kancerit tek të rinjtë.
Simptomat e mëposhtme zakonisht shfaqen pa shkak dhe nuk largohen lehtë.
Dhimbje: Dhimbje në një pjesë të trupit që nuk qetësohet me asnjë mjekim.
Ënjtje e përhershme: Çdo ënjtje në trup duhet të ekzaminohet menjëherë nga mjeku.
Lodhja e tepërt: Një i ri që është vazhdimisht i lodhur deri në gjumë të tepruar është shenjë e kancerit.
Humbje e konsiderueshme peshe: Humbja e shumë peshës në një periudhë të shkurtër kohe, pa asnjë arsye, mund të jetë gjithashtu një tregues.
Ndryshimi i formës dhe ngjyrës së nishanit: Në këtë rast nuk mjafton një vizitë te dermatologu.