Pesë të vdekur pasi stuhia tropikale “Debby” goditi juglindjen e SHBA-së

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi uragani “Debby” ka goditur Floridën.

Marketing

Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi “kërcënim për jetën” nga përmbytjet pasi “stuhia me lëvizje të ngadalshme” lëshon shira të rrëmbyeshëm.

“Debby” arriti në tokë të hënën në mëngjes si uragan i kategorisë një në rajonin Big Bend të Bregut të Gjirit të Floridës, shkruan BBC.

Autoritetet thanë se mes të vdekurve ishte edhe një djalë 13-vjeçar, i cili u vra kur një pemë ra në një shtëpi të lëvizshme në qytetin e Levy County, që ndodhet afër Gainesville.