Pesë transferimet më të shtrenjta të janarit

Barcelona's new Spanish midfielder Ferran Torres poses for pictures during his official presentation ceremony at the Camp Nou stadium in Barcelona on January 3, 2022. (Photo by Pau BARRENA / AFP) (Photo by PAU BARRENA/AFP via Getty Images)

Merkatoja e janarit ka parë të kompletohen disa lëvizje tejet interesante.

Marketing

Skuadrat evropiane kanë bërë lëvizjet e tyre për të vazhduar pjesën e mbetur të sezonit sa më mirë.

Transferime si ato të Ferran Torres e Luis Diaz ishin prej më të vlerësuarave, dhe bëjnë pjesë në pesëshen më të shtrenjtë të transferuar këtë merkato.

Listës i prinë transferimi i Juventus, për lojtarin e Fiorentina, Dusan Vlahovic, përcjell lajmi.net.

Dusan Vlahovic është transferuar për shumën e 63 milionë funteve.

Luis Diaz është i dyti, me kalimin e tij nga Porto te Liverpool për 50 milionë funte.

Ferran Torres me 47 milionë funte nga City te Barca, Bruno Guimares me 33 milionë funte nga Lyon te Newcastle dhe Chris Wood nga Burnley te Newcastle për 25 milionë funte kompletojnë listën.

Transferime me interes për adhuruesit e futbollit në Kosovë ishin edhe ato të Edon Zhegrovës te Lille dhe Vedat Muriqit te Mallorca.