Pesë viktima nga moti i keq, disa shtete amerikane shpallin emergjencën

5 persona kanë vdekur nga stuhia që ka përfshirë pjesëm qëndrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Moti ekstrem ka shkaktuar mbyllje masive të shkollave, kaos udhëtimesh dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Marketing

Më shumë se 2300 fluturime janë anuluar ndërsa rreth 190.000 persona kanë mbetur pa energji elektrike mëngjesin e kësaj të marte.

Zonat me te prekura jane Maryland, Virginia, Ëest Virginia, Kansas, Missouri, Kentucky dhe Arkansas, të cilat shpallën gjendjen e emergjencës për të përballuar situatën.

Një nga pasojat më më të mëdha të kësaj stuhie janë aksidentet e shumta rrugore. Në Misuri, janë regjistruar 365 të tilla vetëm gjatë një dite. Autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët të shmangin udhëtimet dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të rreziqeve që paraqesin moti ekstrem dhe kushtet e vështira të udhëtimit.

Marketing