Pesë vjet nga dhuna në Kuvend, LSDM: 27 prilli është fytyra e vërtetë e VMRO-së

Sot mbushen pesë vjet nga shpërthimi i dhunës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila mbahet mend si “e enjtja e përgjakshme”.

Marketing

LSDM përmes një komunikate thekson se 27 prilli është data më e errët e historisë së demokracisë në Maqedoninë e Veriut.

“Dhunues të armatosur, të nxitur nga VMRO hynë me dhunë në Kuvend duke tentuar të vrasin deputetë, të sulmojnë gazetarë dhe punonjësit e kuvendit, ta prishin rendin kushtetues në vend dhe shtetin ta zhysin në humnerë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Nga LSDM shtojnë se këto dhunues janë mbështetur me prani para kuvendit nga Mickoski, ndërsa 27 prilli është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së e cila edhe pas 5 viteve nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

“Mickoski nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga regjimi dhe shefi i tij Nikolla Gruevski. 5 vite pas 27 prillit, VMRO-DPMNE, Gruevski, Mickoski dhe partia e tij ende qëndrojnë pas këtyre dhunues”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.