Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, humb jetën turisti në Durrës

Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë në Porto Romano, Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, sapo ka rënë në kontakt me ujin.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

“Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”,-njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Marketing