23:44 | 21 Maj 2021
23:44 | 21 Maj 2021
Futbollisti i Flamurtarit, Lorik Maxhuni është operuar me sukses pas lëndimit të pësuar në duelin ndaj Dukagjinit.
Maxhuni ishte duke udhëhequr me topin në min 94′ kur Dukagjini po avanconte me rezultatin 2-1, transmeton lajmi.net.
Ishte futbollisti i Dukagjinit, Laurant Marmullaku, i cili bëri një ndërhyrje të ashpër në Maxhunin, edhe pse ai ishte larg zonës së 16 metërshit, përkatësisht afër vijës anësore.
Në fillim, ndërhyrja dukej e lehtë, por më pas u mësua se futbollisti i Flamurtarit kishte pësuar një lëndim të rëndë dhe u desh të ndërhynte ndihma e shpejtë.
Marmullaku u ndëshkua me të kuq, por ekzistonte mundësia që Maxhuni të kishte pësuar frakturë.
Sidoqoftë, Lorik Maxhuni përmes llogarisë së tij në Facebook, ka njoftuar se është operuar me sukses dhe ka falënderuar stafin mjekësor.
Rikuperimi i tij pritet të marrë kohë deri në gjashtë muaj./Lajmi.net/