Pesticid i rrezikshëm në lakrën nga Maqedonia!

Në një dërgesë me lakra të freskëta nga Maqedonia, janë zbuluar mbetje nga pesticidi imi-daklo-prid që është i ndaluar në BE. Media kroate informuan se substanca është gjetur në një mostër të perimeve që duhej të përfundonte në tregun kroat. Sipas tyre, kjo ka ndodhur në kufirin kroat, andaj inspektorët menjëherë kanë dhënë urdhër që të shkatërrohet e gjithë dërgesa e lakrës së freskët nga Maqedonia. Me vendim të Komisionit të BE-së, ndalohet përdorimi i imi-daklo-prid-it në të gjithë kulturat që kultivohen në hapësirë të hapur. Studimet shkencore, të bazuara në teste në kafshë, kanë rënë në konkluzion se ky pesticid ndikon negativisht ndaj zemrës, mushkërive, gjëndrës tiroide dhe mund të shkaktojë simptoma neuroligjike, duke përfshirë edhe insuficiencë respiratore dhe vdekje.

Marketing